75 Mall Live Search
22:13 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Kryetari i Athinës nesër viziton Prishtinën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) në Prishtinë do të vijë për vizitë kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis.

Në njoftim thuhet se kryetari i Athinës do të takohet me kryetarin Shpend Ahmeti në ora 14:00, transmeton IndeksOnline.

“Nesër, 5 maj në orën 14:00, Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa në orën 15:00 do të dalin bashkë në konferencë për media.

Takimi mbahet në katin e parë, në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim.