75 Mall Live Search
15:43 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kryetari i “Bet Israel Kosova” viziton kreun e FSK-së, flasin për bashkëpunim

Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova” me bashkëpuntorët e  tij sot ka zhvilluar një takim  me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Temë diskutimi ishte bashkëpunimi tradicional disavejçar midis FSK-së dhe Komunitetit tonë për pastrimin e varrezave hebreje në  Prishtinë,Novo Bërdë dhe në lokacionet tjera të Kosovës,ku ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmën. U dakorduam që në bibliotekën e FSK-së të vendoset një  kënd i caktuar me  libra që shpalosinë historinë dhe  kulturën hebreje”, ka shkruar Shkodra në Facebook.

Gjithashtu Gjenerallejtënant Rama u shpreh i hapur qe mirëpret pjestarët e rinjë të komunitetit hebre të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.