75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryetari i bordit të shëndetit tregon se a ka simptoma të koronavirusit Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka mbetur në karantinë në shtëpinë e tij në Madeira pasi shoku i skuadrës së Juventusit Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Gjatë ditës së sotme për gjendjen e futbollistit ka folur edhe kryetari i bordit të shëndetit, Pedro Ramos i cili ka treguar që Ronaldo dhe familja e tij nuk kanë shfaqur simptoma të këtij virusi.

“Nuk kishte simptoma në Ronaldon dhe familjen e tij. Vizita e tij u përcoll me përpikmëri nga stafi ynë mjekësor” u deklarua Pedro Ramos./IndeksOnline/.