75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 07 Prill 2022 / AR

Kryetari i Bucha: Njerëzit u përpoqën t’i varrosnin të vdekurit që mos t’i merrnin qentë

Kryebashkiaku i Bucha, Anatoli Fedoruk ka thënë se njerëzit u përpoqën që t’i varrosin trupat që mos t’i merrnin qentë.

Ai thotë se pothuajse 90 për qind e rasteve janë plagosur nga plumbat, transmeton Indeksonline.

“Deri dje në mbrëmjen u gjetën të vrarë 320 civilë. Tani për kufomat po punojnë specialistë: mjeko-ligjorë, forca të rendit, por numri i trupave të zbuluar po rritet çdo ditë. Ato gjenden në prona private, parqe, sheshe, ku kanë qenë. Njerëzit u përpoqën t’i varrosnin të vdekurit që të mos i merrnin qentë. Pothuajse 90 për qind e rasteve janë plagosur nga plumbat”, tha kryetari i bashkisë së Bucha, Anatoli Fedoruk.