Kryetari i Bujanocit e njofton Gërvallën për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka shkruar për vizitë në Luginën e Preshevës. Ajo u ndal në Bujanoc ku edhe takoi kryetarin Nagip Arifi.
Arifi përmes një shkrimi në Facebook është deklaruar për këtë takim ku thotë se ministren e njoftoi për diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.
Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës.
U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve./Indeksonline/