Kryetari i Deçanit: Po merr fund ‘misteri’, populli nuk ia huq kurrë

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë një postim në rrijetin social “Facebook”, transmeton “Indeksonline”.
“Po merr fund ,,misteri”! Populli nuk ia huq kurrë”, shkruan Ramosaj të cilit ia ka bashkangjitur edhe një foto.
I pari i Deçanit nuk ka dhënë detaje tjera. Ajo që dihet është se ai do të mbaj një konferencë për media në orën 16:00.
Komuna e Deçanit që disa ditë po përballët më me një situatë aspak të kënshme. Prej të dielës janë raportuar mbi 1500 qytetarë të infektuar.