75 Mall Live Search
10:07 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / FR

Kryetari i dhuron buqetë me lule nënës së dëshmorit për 8 mars

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në këtë 8 mars i ka dërguar një buqetë me lule nënës së dëshmorit Sabit Lushaj.

Muharremaj, permës një postimi në facebook u shprehë se me këtë rast ua uronë festën, të gjitha nënave të dëshmorëve të cilat rritën djem e vajza për atdheun.

“Këtë 8 Mars e zgjodha buqeten e parë me lule, për Nanën e dëshmorit Sabit Lushaj.

Me këtë rast dua fillimisht t’ua uroj festën, të gjitha nënave të dëshmorëve të cilat rritën djem e vajza për atdheun. Ato janë vet historia, dhe krenaria jonë”, ka shkruar Muharremaj./IndeksOnline/