75 Mall Live Search
20:48 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / L K

Kryetari i Dragashit mban mbledhje urgjente pas vërshimeve, këto janë vendimet që u morën

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot takim urgjent më Qeverinë komunale ku janë diskutuar masat e ndërmarra pas situatës së fundit të krijuara nga vërshimet.

Në ketë takim u morën disa vendime, që të formohet shtabi i emergjencave si dhe komisioni Qendror për vlerësimin e dëmeve.

Bën thirrje tek bizneset private që të vazhdojnë sanimin e dëmeve për qytetarët më pajisje teknike e motorike, përcjell IndeksOnline.

Apeluan te qytetarët që mos të përdorët uji për pije, ose të vlohet në rast përdorimi.

Nga qytetarët kërkuan që të fillojnë më fotografimin e dëmeve të shkaktuara dhe ti përdorin si dëshmi si dhe qytetarëve të cilit ju ka depërtuar uji nëpër ambientet e shtëpisë të thërrasin zjarrfikësit për ndihmë./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, ka mbledhur sot Qeverinë Komunale në një takim urgjent për të diskutuar lidhur me masat e ndërmarra pas situatës së fundit të krijuar nga vërshimet. Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit dhe komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve në Dragash.

Gjithashtu, në takimin e Qeverisë Komunale të pranishëm ishin edhe kryetari i Komisionit Qendror për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera, z.Kastriot Lajqi, së bashku me anëtarin e këtij Komisioni, z.Bashkim Mehmetaj, si dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, z.Fadil Berisha.

1. Në këtë takim u mor vendim që të formohet Shtabi i Emergjencave si dhe Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, për ekonomitë familjare, bizneset, sipërfaqet bujqësore dhe infrastrukturën publike.

2. Gjithashtu, u bë thirrje që bashkë me qytetarët dhe bizneset private të cilat kanë pajisje teknike dhe mjete motorike, të vazhdohet me sanimin e dëmeve në terren.

3. Apelohet tek të gjithë qytetarët e fshatrave të prekur nga vërshimet, sidomos banorët e fshatit Kuk dhe ato vendbanime ku vërshimet kanë dëmtuar në masë të madhe rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që të mos përdoret uji për pije (ose të vlohet uji në rast të përdorimit për pije), derisa organet kompetente të bëjnë analizat dhe të vlerësojnë nivelin e ndotjes së ujit.

4. Po ashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që kanë pësuar dëme, para se të fillojnë me sanimin e gjendjes, të bëjnë fotografi dhe video të cilat do t’u shërbejnë si dëshmi Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

5. Qytetarët të cilëve u ka ka depërtuar uji në dhoma, bodrume etj., dhe të cilët nuk kanë mundësi që ta nxjerin ujin jashtë, luten që ta thirrin Shërbimin e Zjarrfikësve për t’u dalë në ndihmë (Tel: 049 773 777).