Kryetari i Dragashit reagon pasi u tha se një zyre ruse po shpërndan ndihma

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, ka reaguar ndaj deklaratave të aktivistit nga komunitetit goran Fatir Berzati, ku tha se në këtë komunë është një zyre ruse, pra organizatë humanitare që shpërndan ndihma pas orës 18:00.
Berzati këtë deklaratë e ka bërë në eisionin frontal në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Xheladini ka thënë se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi, dhe gjatë takimit të fundit me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk janë vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla.
”Të nderuar qytetar të komunës së Dragashit Fatir Berzati, aktivist i komunitetit goran në emisionin frontal në T7,e të cilën e ka shpërnda dhe tv.Opoja,mes tjerash ka thënë se në Dragash të Prizrenit është një zyre ruse, pra sipas tij, është një organizatë humanitare që shpërndan ndihma pas orës 18:00.Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi.Ne gjat takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla,por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit.Më respekt Kryetari i Komunës.”, ka thënë Xheladini./IndeksOnline/