75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani ndanë për herë të parë 100 bursa për studentë

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare FB, Komuna e Dragashit, ka dhënë një lajm të mirë për studentët.

Në njoftim thuhet se studentët e kësaj komune do të kenë mundësi të jenë përfitues të 100 bursave për vitin akademik 2020/2021.

“Është hapur thirrja për aplikim të përfitimit të 100 bursave për vitin akademik 2020/2021 për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës.

Konkursi është i hapur nga 27 tetori deri më 10 nëntor 2020”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që ky është viti i parë që po ndahen bursa për student të kësaj komune./Indeksonline