17:57 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Ferizajt dhe stafi i tij i nënshtrohen testit të COVID-19

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se i është nënshtruar testit për COVID-19 bashkë me stafin e tij.

Ai ka thënë se pas marrjes së rezultatit ka dalë negative, kurse anëtarët e kabinetit të tij, janë në pritje të rezultateve.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam NEGATIV në testin e virusit COVID-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve.

Ju lus, mos shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes.

Vazhdojmë, me punë të dobishme për Ferizajn e ferizajasit!

Ju faleminderit të gjithëve që gjatë këtyre ditëve, ndatë shqetësimin me ne!