75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Kryetari i Ferizajt viziton të lënduarit nga shpërthimi i fuqishëm në një restaurant

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar të lënduarit që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një restorant në kompleksin “Village”, shkruan IndeksOnline.

Aliu uroi që të mos shënohet asnjë viktimë nga ky shpërthim.

Ndërsa shtoi se ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët e tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Postimi:

Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restorantet në kompleksin “Village”, në Ferizaj.

Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët e tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.

Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve.