Kryetari i FSHF-së: Fitore e madhe që erdhi në momentin e duhur

Shqipëria ia doli sot të fitoi takimi ndaj Kombetares së Bjellorusisë, duel ky që i takoi rundit të gjashtë në Ligën C të ‘Netions League’.
Kombëtarja shqiptare, arriti që me rezultatin 3:0, ta mposhtë Bjellorusinë dhe të sigurojë një vend në Ligën B, shkruan IndeksOnline
Pas këtij triumfi të madh, reagoi edhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ku tha se kjo fitore erdhi në momentin e duhur.
Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur. Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrifice, kualitet, gola dhe mbi të gjitha per ngjitjen një grup më lart në UEFA Nations League. Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet … pic.twitter.com/QYH4MMgZqz
— Armand Duka (@DukaArmand1) November 18, 2020