Kryetari i gastronomëve të Kosovës për masat e reja: Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka reaguar në lidhje me masat e reja që pritet t’i ndërmarr Qeveria e Kosovës kundër Covdi 19.
Sipas këtyre masave, parashikohet që orari i gastronomisë të zvogëlohet deri në 21:30 dhe të punohet vetëm në ambiente të jashtme, transmeton Indeksonline.
Kllokoqi beson se mbyllja e bizneseve nuk është zgjidhje dhe se duhet dal me një plan financiar se si të kompensohen dëmet që do të shkaktohen.
Postimi i plotë i Petrit Kllokoqit:
Miq e mikesha, të dashur gastronomë.
Situata është rënduar me Covid, ne nuk ngutemi si odat tjera me dhanë lajme, na shikojm zgjidhje për situatën.
Situata është rënduar, personalisht dje e kryva virusin e në shpi kom të infektum.
Spitalet kanë kollapsu, e duhet bashkarisht të dalim nga kjo situatë që po përkeqësohet përditë.
Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen!
Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë!
Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë!
Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim!
Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!
Terminet për vaksinim po vonohen, ma mirë me hap qendra vaksinimi se sa ashpërsim të masave!
Një Gjilponë në krahun tonë, një jetë e shpëtume!
VAKSINOHU! VAKSINOHU! VAKSINOHU!!!