08:04 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Kryetari i Goppingenit të Gjermanisë mahnitet me punën e fabrikës “Comodita Home”

Kryetari i qytetit Goppingen të Gjermanisë, Alex Maier, bashkë me një pjesë te stafit të tij ka vizituar fabrikën Comodita në Gjakovë.


Ai është shprehur i mahnitur me punën që bëhet në këtë fabrikë dhe cilësinë që e ofron biznesi, raporton Klan Kosova. Nëpër hapësirat e fabrikës ka qëndruar edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai ka potencuar se kanë bashkëpunim me qytetin që udhëhiqet nga Maier
dhe se është kënaqësi që para këtij të fundit të prezantohet prodhuesi më i
madh i dyshekëve, Comodita.