75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 22 Korrik 2022 / B O

Kryetari i hershëm, takimet i nis para orarit zyrtar të punës

Në disa komuna të Kosovës, kryetarët janë akuzuar për vonesë në orarin e punës. Kjo nuk i ndodhë të parit të Suharekës, Bali Muharremajt.

Kryetari i Suharekës shumë takime në fshatra po i zhvillon para nisjes së punës në orarin zyrtar 08:00.

Një takim të tillë e kishte sot edhe në fshatin Sopijë ku me të çelë sytë, para orës 08 të mëngjesit, banorët e Sopisë patën bashkëbisedim me Muharremajn për objektivat e fshatit.

Takime të tilla shihen shpesh në profilin e të parit të Suharekës gjë e cila po përshëndetet nga qytetarët./Indeksonline/