75 Mall Live Search
20:10 / E Martë, 24 Qershor 2025 / MSH

Kryetari i Junikut njofton investimin madhor për infrastrukturën turistike

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar një investim për infrastrukturën turistike në Junik.

Bashkë me zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, Shehu nënshkroi marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për përmirësimin e i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në Komunën e Junikut.

Investimi ka vlerë prej 388 mijë e 339 eurosh.

“Ky investim i drejtpërdrejtë do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e qasjes në zonat turistike, rrugët lokale dhe infrastrukturën mbështetëse, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe komunitetin tonë” deklaroi Shehu.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit:

388,339 € investim për infrastrukturën turistike në Junik!

Sot, së bashku me Zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, z. Elldin Uglari, nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit:

“Përmirësimi i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në Komunën e Junikut.”

Ky investim i drejtpërdrejtë do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e qasjes në zonat turistike, rrugët lokale dhe infrastrukturën mbështetëse, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe komunitetin tonë.

Me këtë projekt i japim hov zhvillimit të turizmit, duke e bërë Junikun më të qasshëm, më funksional dhe më të hapur ndaj mundësive të reja.