75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / P M

Kryetari i Junikut njofton: Internet falas për qytetarët dhe vizitorët

Komuna e Junikut ka njoftuar se qytetarët tani mund të shfrytëzojnë internet falas në hapësira publike të qytetit, përmes projektit rajonal WiFi4WB, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Gjermanisë në kuadër të programit EU4Digital, shkruan Gazeta Projekti.

Ky projekt synon të rrisë qasjen digjitale dhe transparencën institucionale, duke ofruar internet të lirë në sheshin kryesor të Junikut. Instalimi i pajisjeve për rrjetin do të realizohet së shpejti në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës – Vala.

Komuna e Junikut falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen në ofrimin e shërbimeve publike më të avancuara dhe më afër qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Internet falas në Junik përmes projektit WiFi4WB

Komuna e Junikut është përzgjedhur për të qenë pjesë e projektit rajonal WiFi4WB, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Gjermanisë, në kuadër të programit EU4Digital. Ky projekt ka për synim ofrimin e qasjes së lirë në internet WIFI në hapësira publike, duke ndihmuar në zhvillimin teknologjik dhe rritjen e transparencës institucionale.
Gjatë javëve të ardhshme, në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës – Vala, do të realizohet vendosja e pajisjeve për funksionalizimin e rrjetit, i cili do t’u mundësojë qytetarëve dhe vizitorëve të shfrytëzojnë internetin falas në sheshin kryesor të qytetit.
Komuna e Junikut falënderon partnerët ndërkombëtarë për përkrahjen dhe angazhimin për të ofruar shërbime publike më të avancuara dhe më afër qytetarëve.