Kryetari i Kaçanikut pret në takim biznesmenin Bela, interesohet për një investim gjigant!

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka pritur në takim biznesmenin dhe humanistin, Bujar Bela. Me këtë rast, kryetari falënderoi Belën për punët humane që po bën tash e disa vite në komunën e Kaçanikut.
Ndërsa, biznesmeni, që jeton në Gjermani, shprehu interesim për çështjen e Motelit të Kaçanikut.
Bela tregoi se ka një plan konkret për rregullimin e këtij objekti që kohë më parë kishte emër të madh në Republikën e Kosovës.
Kryetari Ilazi i tregoi se çështja e Motelit është në proces gjyqësor, mirëpo po sa të hapen rrugët juridike, do të tregojë gatishmëri për dhënien e saj.
