13:22 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryetari i kësaj komune i kërkon ndihmë Haradinajt: Edhe ne jemi Kosovë

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç ka kërkuar ndihmë nga kryeministri Haradinaj që të ndihmojë komunën të cilën e drejton pas vërshimeve të ditëve të fundit.

Sipas Krasniç, vlera e dëmëve ëshrë 2.5 milionë euro, shumë të cilën e ka vlerësuar një komision.

“Kemi formu komisionin vlerësuar për dëmet e ditëve të fundit. Gjendja është e rëndë, ka dëmtime në bujqësi, në shtëpi, inventarë. Ende askush nuk më ka kontaktuar mua si kryetar. Edhe na jemi Kosovë.

Kërkoj nga kryeministri Haradinaj që të na ndihmojnë sepse jemi në gjendje të rëndë” ka thënë kryetari i Mamushës./Indeksonline/

Temat: