10:47 / E Enjte, 16 Maj 2019

Kryetari i kësaj komune kërkon nga Policia dhe qytetarët bashkëpunim për të ndaluar vjedhjet e thyerjet

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar nga Policia dhe qytetarët më shumë bashkëpunim që të pengohen vjedhjet dhe thyerjet nëpër shtëpi.

Muharremaj e ka quajtur shqetësuese këtë fenomen në Suharekë dhe ka bërë këtë apel për të gjithë.

“Kohën e fundit kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për vjedhjet e thyerjet që po ndodhin nëpër shtëpi.

Ky fenomen po ndodhë në shumë fshatra, që si duket ka treguar edhe pasiguri tek ata. Si Kryetar i Komunës së Suharekës, kam zhvilluar disa here takime me policinë dhe u kam ofruar bashkëpunim për aq sa më lejon ligji, përkundër dëshirës që të bëjë më tepër.

Kërkoj nga sektorët e sigurisë në Prishtinë dhe Suharekë, që të bëhet shumë më tepër në parandalimin e kësaj dukurie, përkundër asaj që e vlerësoj punën e deritanishme.

Poashtu kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë, ngase kështu e realizojmë një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë” shkruan Muharremaj në Facebook.