20:45 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryetari i kësaj komune shkoi në Sfircë, por mbetet në baltë [Video]

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati sot doli për herë të parë në terren.

Ai shkoi në fshatin Sfircë, që është në brezin kufitar me Serbinë, e ku u bind vetë se duhet shtruar rrugë në këtë fshat.

Atij disa herë i mbeti makina në baltë, njoton klan kosova.

Kreu i Kamenicës vizitoi edhe familjen Berisha e cila tash e 18 vjet jeton pa rrymë.