75 Mall Live Search
22:00 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Kryetari i klubit të Prishtinës: Statuti ka nevojë për ndryshime

Kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi ka folur për indeksOnline pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor nga FFK-ja.

Ejupi ka treguar që ka pakënqësi mirëpo sipas tij ka nevojë për demokratizimin e mënyrës së zgjedhjes së antarëve ekzekutiv.

Ka pakënaqësi, mendoj që ka nevojë me u demokratizu mënyra e zgjedhjes së antarëve të komitetit ekzekutiv, mu demokratizu edhe mënyra e zgjedhjes së antarëve të rajonit, me u demokratizu në të ardhmen edhe mënyra e zgjedhjes së Federatës”, u deklarua Ejupi.

Po ashtu kryetari i Prishtinës tregoi që statuti i FFK-së ka nevojë për ndryshime.

 “Statuti ka nevojë për ndryshime deri në zgjedhjet e ardhshme, në harmonizim me rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s, duhet mu mësu me kriju një standard të ri, kur një kryetar të zgjedhet duhet të respektohet, e kemi votu atëherë e kemi zgjedh për katër vjet”.

Sipas kësaj rregullore do të kemi zgjedhje çdo dy vjet, kryetari e ka për katër vite, mirëpo ka shumë nevojë të bëhen ndryshime statutore për zgjedhjen e kryetarit, për zgjedhjen e antarëve” vazhdoi Ejupi.

Remzi Ejupi pati ankesa në lidhje me cilësimin e barabartë të votës së shkollave të futbollit me klubet e Superligës

Nuk mund të cilësohet një shkoll më e vogla fillestare, me të njëjtën votë sikur me një klub që është në Superligë. Barrën kryesore e mbanë Superliga

Nëse i respektojmë rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s nuk do të kemi problem mirëpo jemi ende fillestar”, përfundoi Ejupi.

Po ashtu kujtojmë që në këtë Kuvend Zgjedhor, Remzi Ejupi sugjeroi që mëditjet që i marrin delegatët në këtë kuvend t’i  dhurohen futbollistit të Trepçës 89’ i cili po vuan nga kanceri.

/Indeksonline/.