Kryetari i komunës del në terren në orët e vona-shikon mirëmbajtjen e rrugëve

Kryetari i komunës së Suaharekës, Bali Muharremaj, sonte ka dalë në terren në orët e vona për të parë nga afër mirëmbajtjen e rrugëve, shkruan IndeksOnline.
Ai në temperatura minus u është bashkuar punëtorëve që janë duke hapur rrugët e duke hedhur kripë.
Njësoj sikur në tërë territorin e Kosovën edhe në Suharekë rrugët janë mbuluar me borë ku po vështirësojnë komunikacionin.
Muharremaj ka thënë se banorët e disa fshatrave duhet të kenë kujdes gjatë qarkullimit, sepse ka ngrica dhe në vende të caktuara edhe kripa nuk po tregon efektin e saj.

“Sonte temperaturat janë në minus dhe reshjet e borës poashtu janë prezente.
Banorët në Javor, Luzhnicë, Duhël, Greiçevc, Çadrak, Vërshec, Papaze e në Lagjen e Kodrojve, duhet të kenë kujdes gjatë qarkullimit, sepse ka
ngrica dhe në vende të caktuara edhe kripa nuk po tregon efektin e saj.
E njejta situatë është edhe në Budakovë,Dolloc, Maqitevë, në Lagjen e Kicëve në Greikoc etj, ku kemi vështirësi.
Ekipet janë në teren dhe pastrimi po vazhdon..”, shkroi ai./IndeksOnline