15:42 / E Premte, 21 Korrik 2023 / A. M.

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka marrë Vendim për zgjatjen e orarit të punës subjekteve të biznesit në Komunën e Lipjanit

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka marrë Vendim për zgjatjen e orarit të punës subjekteve të biznesit në Komunën e Lipjanit.

Me këtë vendim përcaktohet zgjatja e orarit të punës për sezonën verore e cila ndërlidhet me fluksin e ardhjes së bashkë atdhetarëve nga diaspora.
Kjo zgjatje e orarit të punës fillon prej datës 22.07.2023 deri më 15.09.2023, ku subjektet e lartëcekura mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre gjatë ditëve të javës: e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe e diel deri në ora 00:00 ndërsa të gjatë ditëve të javës: e premte dhe e shtunë deri në ora 01:00 pas mesnate.

Zgjatja e orarit të punës të subjekteve të biznesit nuk nënkupton edhe zgjatjen e orarit të punës të punëtorëve më shumë se 8 orë pune në ditë.
Subjektet e lartëcekura gjatë kësaj periode obligohen që pas orës 23:00 ta ndalin zërin e muzikës.

Postimi i plotë:

Mos i humb