Kryetari i Komunës së Junikut fillon zbatimin e premtimeve, nis ndërtimin dhe asfaltimin e dy rrugëve Junik – Jasiq- Gjocaj dhe Junik – Gjeravicë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/FB_IMG_1656608322128.jpg)
Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, se bashku me bashkëpunëtor kanë përcjell nga afër fillimin e punimeve në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve Junik – Jasiq- Gjocaj dhe Junik – Gjeravicë.
Kryetari i Komunës Ruzhdi Shehu gjatë inspektimeve të punimeve theksoj se Rruga Junik – Gjeravicë është një premtim të cilin sot kam filluar ta përmbush dhe se ky është fillimi i realizimit të një projekti madhor siç është rruga Junik – Gjeravicë .
Kjo rrugë do të ndihmoj të gjithë Junikasit cila do të mundësoj zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit. Ndërsa Rruga Junik – Jasiq – Gjocaj ka rëndësi të veçantë jetike për dy fshatrat Gjocaj dhe Jasiq sepse po ju mundësohet infrastrukture e mirë për jetesë e banorëve të këtyre dy fshatrave piktoresk.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/FB_IMG_1656608330478.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/FB_IMG_1656608328059.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/FB_IMG_1656608322128.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/FB_IMG_1656608325952.jpg)