Kryetari i Komunës së Skenderaj Fadil Nura ka qëndruar për vizitë në familjen e Faton Hajrizi

Kjo është bërë e ditur vetë nga Nura përmes një postimi në rrjetin social në Facebook
“Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Nura
Theksojmë se Hajrizi u arratis nga burgu më 6 korrik dhe u largua në drejtim të Serbisë mirëpo rrugës plagosi dhe vrau një polic.
Faton Hajrizi u vra në rrugën “21 Drinska” në Loznicë për shkak se i rezistoi policisë rreth një javë më parë./Indeksonline/