75 Mall Live Search
13:33 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Kryetari i LDK-së ka një kërkesë për Presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me mosemërimin e anëtarëve të KQZ-së nga presidenti Hashim Thaçi, përcjellë Indeksonline.

Mustafa ka thënë se emërimi i anëtarëve duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se institucioni i Presidentit duhet të përmbushë bazën kushtetuese e jo të referohet në bazë të kënaqësive apo pakënaqësive. /Indeksonline/

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Mustafës:

Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.

Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditësh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.

Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.