75 Mall Live Search
23:29 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryetari i “Legjendave” i kundërpërgjigjet kryetarit të “Plisave”

Marrëdhëniet jo të mira mes tifo grupeve ‘Plisave’ dhe ‘Legjendave’ janë zhvendosur tashmë në rrjetet sociale. Ato po e sulmojnë njëra tjetrën me statuse.

Pas deklaratës së kryetarit të tifo grupit të Prishtinës,  Albert Kastrati se Llapi është me Prishtinën e jo Patatinën, kanë reaguar grupi i tifozëve i ekipit nga Podujeva, ‘Legjendat’, transmeton Indeksonline.

Përmes një deklarate atë kanë thënë që i gjithë Llapi është me Tahir Batatinën.  Ndërsa kryetarit të ‘Plisave’ i kanë thënë se është i vogël të merret me Batatinën.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të ‘Legjendave:

REAGIM

Llapi është me Tahir Batatinën. I gjithë qyteti është përkrah klubit të zemrës e në veçanti Tahir Batatinës i cili e mori Llapin nga gjendja e kolapsit dhe e bëri konkurent për titull kampion.

Ti, Albert Kastrati, prijës i tifozerisë më të pa besë, ti je i shumë i vogël me fol për Tahirin sepse falë tij tu mbush stadiumi, tu mbush me plot llapjanë por ju na pretë në besë e na sulmuat!

Llapi është veç me Llapin, qytetarët e Podujevës nuk janë as “simulues” të Prishtinës e as Feronikelit, luani ndërmjet vete e cili është më i mirë le t’fitoj, por mos e përziej Llapin në këso temash!!!

E din ti Albert Kastrati, se si je shku në Evropë, falë Besës, por kur shkuat “pa djersë”, pësuat debakël.

Sa merreni me Tahirin, përgaditeni tifozerinë tuaj për Drenas, mos mendo që do na ndalni t’ua mbushim stadiumin tuaj(me Llapin – çmimet e biletave 3, 5 dhe 10€ ndërsa me 89shin biletat 1, 2 dhe 5€)!!!

DO JEMI PËRKRAH LLAPIT TË TAHIR BATATINËS!

Me respekt

Kryetari i “Legjendave” Bajram Bejtullahu.