20:32 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Kryetari i Leposaviqit edhe pas 14 orëve ende brenda në objektin e komunës

Tashmë janë bërë 14 orë që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që po qëndron brenda objektit të komunës.

Ai është futur brenda në orën 6:30 të mëngjesit, dhe nuk ka lëvizur më nga aty.

Protestuesit gjatë ditës kanë tentuar që të futen brenda në komunë, por që janë penguar nga trupat e KFOR-it.

Sa i përket Policisë së Kosovës gjenden vetëm brenda objektit të komunës.

Gjatë ditës së sotme në Leposaviq, ka pasur edhe këngë nacionaliste që janë lëshuar nga protestuesit serbë, por që nuk kanë rënë pre trupat e KFOR-it që janë jashtë objektit të komunës.

Ndërsa nuk dihet se kur do të largohet kryetari Hetemi./klankosova/