Kryetari i Malishevës lajmërohet nga Berisha, sheh nga afër gjendjen e rrugëve

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati në këto orë të vona ka dalë për të parë nga afër gjendjen e rrugëve.
Ai thotë se rrugët janë të lira për qarkullim, raporton Indeksonline.
“Në këto orë të vona, me bashkëpunëtorë ishim në Berishë dhe Fshatin e Ri, për të parë nga afër gjendjen e rrugëve.
Fatmirësisht, në bazë të informatave nga zyratrët tanë përkatës dhe banorëve tanë, edhe përkunder reshjeve të borës, deri në këto momente, thuajse në të gjitha fshatrat rrugët janë të lira për qarkullim”, ka shkruar ai./Indeksonline/