22:48 / E Diele, 20 Qershor 2021 / A. A

Kryetari i Mynihut kërkon leje nga UEFA, do që ta mbulojë stadiumin me ngjyrat e ylberit

Gjermania do të ballafaqohet me Hungarinë në Allianz Arena për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në EURO2020.

Kryetari i Mynihut, Dieter Reiter ka kërkuar leje të veçantë nga UEFA për të mbuluar tribunat e stadiumit me ngjyrat e ylberit.

Krejt kjo në shenjë mbështetje për komunitetin LGBT dhe simbol kundër homofobisë.

Ndryshe, shteti hungarez këtë javë miratoi një ligj që komuniteti LGBT e konsideron si diskriminues për të drejtat e tyre.

/Indeksonline/