Kryetari i New Yorkut paditet me akuzë penale federale

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, po përballet me akuza penale federale.
Adams, 64 vjeç, u zgjodh për të udhëhequr qytetin më të populluar amerikan gati tre vjet më parë me një premtim për të frenuar krimin, shkraun CBS Mews.
Por, ai dhe një varg zyrtarësh të lartë në kabinetin e tij po përballen me një kontroll në rritje, si pjesë e hetimeve të shumta federale të korrupsionit, transmeton IndeksOnline.
Aktakuza bën Adams-in kryebashkiakun e parë në histori të New Yorkut që po hetohet, gjatë një mandati aktiv.
Adams u zotua të luftojë akuzat dhe të qëndrojë në detyrë, duke u kërkuar durim qytetarëve të New Yorkut.
“Unë do t’i luftoj këto padrejtësi me çdo grimcë të forcës dhe shpirtit tim”, deklaroi ai në një video-adresim, duke shtuar se është i pafajshëm dhe se do të kërkojë menjëherë një gjykim.
Shumë njerëz nga ai moment kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
“Tani, nëse akuzohem, shumë mund të thonë se duhet të jap dorëheqjen sepse nuk mund ta menaxhoj qytetin duke luftuar çështjen.”
Prokurorët federalë pritet të zbërthejnë sot aktakuzën, kur Adams do të dalë para gjykatës, raporton CBS News.
Akuzat e raportuara vijnë më pak se një vit pasi agjentët federalë sekuestruan pajisjet elektronike të Adams.
Më vonë u zbulua se zyra e avokatit amerikan në Manhattan po shqyrtonte nëse ekipi i fushatës së kryebashkiakut të Adams 2021 komplotoi me qeverinë e Turqisë për të derdhur donacione të paligjshme në fushatë.