Kryetari i Obiliqit tregon rreth gjendjes shëndetësore së të infektuarës me koronavirus nga kjo komunë

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, përmes një njoftimi të bërë në llogarinë Facebook, ka thënë se gjendja e qytetares së kësaj komune e cila doli të jetë e infektuar me koronavirus është e mirë.
Ai gjithashtu ka thënë se pacientja po trajtohet në shtëpi, ndërsa po qëndrojnë të kontakt të vazhdueshëm me të, përcjellë Indeksonline.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Gjatë ditës së djeshme, IKSHPK-ja konfirmoj se një qytetar i
Komunës së Obiliqit i cili po qëndronte në Londër është ndaluar në
Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“ dhe rezultatet laboratorike për
COVID-19 kishin rezultuar pozitive dhe në mesnatë me leje nga Klinika Infektive
pacientet janë lejuar që të vetizolohen në shtëpi.
Ekipet mjekësore të QKMF-së dhe drejtori i QKMF-së Haki Jashari, po
qëndrojnë në kontakt të vazhdueshem me pacientet në fjalë dhe se gjendja e tyre
shëndetësore është stabile, po ashtu edhe nga Statcioni Policor në Obiliq
nga të dhenat e fundit kanë vlerësuar se gjendja është e qetë, është
fat i mirë që të dy pacientet e infektuar janë absolvent të fakultetit të
Mjekësisë, andaj edhe ata po kontribojnë në parandalimin e përhapjes së
këtij virusi duke u vetizoluar dhe qëndruar në shtëpi.
Ne, si shtab emergjent lokal, jemi në gjendje gatishmerie t’iu ofrojmë çdo lloj ndihme pacientëve të infektuar dhe urojmë që gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet sa më shpejtë!
Bashkëqytetarë të mi,
Ju falenderoj për bashkëpunimin tuaj në respekimin e gjitha masave të
ndërmarrur deri me tani, ju lus që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe
të kujdesini për shëndetin tuaj!
Unë e di, që të bashkuar do ta tejkalojmë edhe këtë sfide!