75 Mall Live Search
16:40 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Kryetari i Odës Ekonomike dhe Ambasadorja e Maltës flasin për bashkëpunim mes vete

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot në takim Ambasadoren e Maltës për Kosovën, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

Duke parë si prioritet përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike ndërshtetërore, kryetari Rafuna vlerësoi mundësinë për të kërkuar ura të reja biznesore ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

Bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensiv që nga ditët e para të shtetit të Kosovës. Kosova duhet të mësojë nga përvoja e bizneseve të Maltës me Bashkimin Evropian”, u shpreh Kryetari Rafunadhe shtoi se “bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë

Ambasadorja Juliana Scerri Ferrante u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik do të ishin në sektorin e teknologjisë informative, në produktet farmaceutike dhe sistemin shëndetësor në tërësi.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohen forume të përbashkëta ekonomike dhe takime B2B që do të ndihmonin kompanitë e të dyja vendeve./IndeksOnline/