Kryetari i Odës Ekonomike tregon se a do të rritet çmimi i energjisë elektrike për bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se nuk pritet të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike për kategoritë e bizneseve.
Rukiqi ka shkruar në Facebook se ka pranuar shumë pyetje nga bizneset për këtë çështje.
“Pas shume pyetjeve nga bizneset, për çështjen e rritjes te tarifës se energjisë elektrike, një përgjigje e shkurte: – Nuk pritet të këtë rritje të tarifës se energjisë elektrike, për kategorinë e bizneseve”, ka shkruar ndër të tjera Rukiqi.
Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar një ditë më parë një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.
Propozimi i ZRRE-së është që çmimi i rrymës rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kËh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800 kËh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.
ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kËh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, ndërsa ata që shpenzojnë 1000 këh do të përballen me rritje prej 24.62 euro.