75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 24 Qershor 2025 / S Z

Kryetari i OEK-ut i kundërpërgjigjet ZRRE-së: Janë edhe qindra padi të tjera të bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në intervistë për Ekonomia Online, iu kundërpërgjigj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila ka konfirmuar se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka sqaruar se ky është një rast individual, që lidhet vetëm me një kompani të veçantë, dhe nuk ndikon në të gjitha bizneset.

Mirëpo, Rafuna tha se ishte padia vetëm e një biznesi individual se aq ishihn mundësitë ligjoree, sepse Oda Ekonomike nuk ka pasur të drejtë të bëjë padi për 1300 biznese.

“Mundësi e vetme ligjore kjo ka qenë. Meqenëse nuk ishte vendimi, një akt adminsitrative ai i ZRRE-së, por ishte vetëm një njoftim, secili biznese mund ta atakojë atë.


Janë qindra padi të tjera të bizneseve për njoftimin e ZRRE-së. Ky vendimi i sotëm është i i pari. Do të ketë vendime të tjera të Gjykatës Komerciale. Është lajm shumë i mirë për bizneset”, tha Rafuna.