Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë: Pas Kosovës, Sanxhaku, Presheva, Vojvodina
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Jovanoviq ka thënë se dorëzimi i Kosovës do ta hapte shumë shpejt çështjen e rajonit të Rashkës (Sanxhakut), jugut të Serbisë (Luginës së Preshevës) dhe të Vojvodinës.
Gjatë një tribune të partisë së tij, ai ka deklaruar se kjo do të thotë që në të ardhmen brezat do të merren me gjeopolitikë në vend se të merren me ekonomi dhe zhvillim të Serbisë.
“Situatën duhet mbajtur në gjendjen e konfliktit të ngrirë, që do të thotë se aktualisht nuk ka zgjidhje përfundimtare“, ka thënë ai.
Kësisoj, lideri i DSS-së ka theksuar se në vepër është “tradhtia e hapët”.
“Po, kur Vuçiqi thotë s se “po lufton për kufizim”, kjo do të thotë pranim i secesionit dhe i pavarësisë së 90-95 për qind të territorit të Kosovës”, ka thënë Jovanoviq.
Sipas tij, dikush në vitin 1999 ka mundur t’iu thotë ushtarëve e policëve në Kosovë se kot po e japin jetën pasi disa po e planifikojnë dorëzimin e Kosovës.
“… atë që e ka ndër mend ta bëjë Vuçiqi, s’e ka pasur kurrë askush ndër mend në këta gjashtë shekuj të fundit”, ka thënë ai.