Kryetari i PDK-së fton partitë e tjera: Të bëhemi bashkë për çështjen e vendit!

Kadri Veseli i ka ftuar të gjitha partitë tjera që të bëhen bashkë për çështjen e vendit.
Ai në Kanal 10 ka thënë se nuk duhet të luftojnë mes vete, kur janë në pyetje bisedimet me Serbinë, shkruan Indeksonline.
Tutje ai ka thënë se më këto veprime, ata po dëmtohen.
“Të bëhemi bashkë për cështjen e vendit. Nuk duhet të luftojmë mes vete. Po dëmtohemi”