75 Mall Live Search
18:39 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / AR

Kryetari i PDK-së merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës ndaj Covid 19 në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Përmes faqes së tij në Facebook, lideri i opozitës ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe për ta evituar mbylljen e vendit që sipas tij do të ishte fatale për ekonominë e Kosovës.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19. Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet.