Kryetari i PDK-së në Vushtrri falënderon pjesëmarrësit në tubimin e sotëm madhështor

Partia Demokratike e Kosovës pati sot një tubim madhor në Vushtrri, ku u mblodhën strukturat dhe përkrahësit e këtij subjekti politik.
Kryetari i Degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke thënë se ndjehet sa krenar aq edhe i motivuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Nga zemra ju falënderoj për organizimin e jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrjen masive në tubimin tonë elektoral. Puna dhe angazhimi juaj i palodhur tregojnë edhe një herë se PDK-ja është forca më e madhe politike në vend dhe alternativa e vetme për ta çuar Kosovën përpara”, shkroi ai në Facebook.
Kajtazi shtoi se bashkë do të vazhdojnë të dëshmojnë se Kosova meriton më mirë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kajtazi bartë numrin 37 në listën e PDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar kryetarë të nëndegëve, anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, të gjithë ju aktivistë të përkushtuar dhe qytetarë të Vushtrrisë,
Nga zemra ju falënderoj për organizimin e jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrjen masive në tubimin tonë elektoral. Puna dhe angazhimi juaj i palodhur tregojnë edhe një herë se PDK-ja është forca më e madhe politike në vend dhe alternativa e vetme për ta çuar Kosovën përpara.
Bashkë, me përkushtim dhe energji, do të vazhdojmë ta dëshmojmë se Kosova e meriton më mirë!
Faleminderit secilit prej jush për kontributin dhe besimin!