Kryetari i përvishet punës, bashkë me punëtorët duke vënë kubëzat

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i është bashkangjitur punëtorëve në shtrimin e kubëzave. Ai ka publikuar një foto në Facebook duke shkruar se çdo ditë përpiqet që ta ndryshojë vendin për të mirë me përkushtim maksimal.
Muharremaj thotë se e kupton që shumë punë duhen realizuar, dhe shumëçka ka nevojë të përmirësohet, por se duhet edhe pak kohë, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
E kuptoj. Shumë rrugë duhet të shtrohen dhe shumë punë duhet të realizohen. Shumë shqetësime janë të përditshme e njëkohësisht edhe shumëçka ka nevojë të përmirsohet.
Shumë punëtorë po ikin nga vendi dhe shumë prej tyre po kërkojnë më mirë në ndonjë vend tjetër.
Çdo ditë e mendoj këtë situatë kudo në secilen vendpunishte ku i takoj ata.
Dhe, kjo fotografi nuk është tentim për reklamë. Por e ndjej ma mirë situaten kur për disa momente solidarizohem me ta duke e bërë punën e njejtë.
Unë çdo ditë përpiqem ta ndryshoj vendin tim për të mirë, me vullnet dhe përkushtim maksimal.
Ndoshta, na duhet edhe pak kohë.
Për më shumë mundësi e vullnet.
Të punojmë për ata që sakrifikuan për ne.
Të punojmë pa dyshim për gjeneraten e re.