21:57 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Kryetari i Preshevës vaksinohet kundër Covid-19

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se dozën e parë kundër këtij virusi e ka marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

“Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi”, u shpreh ai./Indeksonline/