Kryetari i Prishtinës arrin në sallë, çfarë pritet të ndodhë?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbërritur në sallën e Kuvendit Komunal, ku pritet të zgjidhet ose jo kryesuesi.

Ndonëse në media u raportuar se është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në Prishtinë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk ka diçka të konfirmuar.


