Kryetari i Prishtinës e ndjek vetëm një person në Facebook, është aktor i njohur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është jashtëzakonisht aktiv në rrjete sociale.
Por, ajo që bie në sy është se nga llogaria e tij zyrtare në Facebook, ai ndjek vetëm një person.
Bëhet fjalë për aktorin shqiptar që jeton në diasporë, Kreshnik Ibrahimi.
Edhe ky i fundit, ndjek 11 persona nga faqja e tij zyrtare, dhe mesin e tyre është edhe kreu i Prishtinës.

