75 Mall Live Search
08:15 / E Premte, 05 Shtator 2025 / Z S

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dorëzon sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Veprimi është planifikuar të ndodhë në orën 10:00.

Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të japin sqarime lidhur me arsyetimin dhe përmbajtjen e kësaj iniciative ligjore.

“Ju njoftojmë se në orën 10:00, kryetari i kryeqytetit, z. Përparim Rama, do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari Rama së bashku me nënkryetarin e kryeqytetit, z. Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media”, u tha në njoftimin e zyrës për komunikim të Komunës së Prishtinës të enjten në mbrëmje./Indeksonline/