17:57 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti bisedon me Shpend Ahmetin për masat ndaj coronavirusit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti.

Ai tha se e kanë informuar njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë.

Njoftimi i plotë:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojen e ndermarrjes se masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët.

Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë./Indeksonline/