75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Kryetari i Prizrenit infektohet me Covid19!

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Ai njoftoi se nga fundjava është në vetinzolim.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVIDIT-19, si temperaturë, dhembje trupi dhe të nyjave, kollitje dhe ethe.

Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv me COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Me këtë rast ju apeloj, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja.

Mbeçi me shëndet dhe gjithë të mirat!