75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 26 Qershor 2022 / MSH

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e denoncon për kanosje Zafir Berishën

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë për Indeksonline se viktima ka deklaruar në Polici që, përmes telefonit, është kanosur nga i dyshuari, Z.B., për tri ditë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, Ka pohuar zëdhënësi Gashi.