20:51 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Kryetari i qytetarëve, premton veprim aktiv kudo që është nevoja

Se Bali Muharremaj është kryetar aktiv e i qytetarëve është dëshmuar mjaft shumë.

Përmes një fotografie nga vërshimet e fundit në Suharekë, kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës premton veprim aktiv kurdo që është nevoja, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kjo fotografi nga vendi i ngjarjes natyrisht është bërë më herët. (gjatë vërshimeve)

Këtë veprim aktiv do ta keni gjithmonë në të ardhmen kurdo që e kerkon nevoja, që si kryetar komune të jem në secilin hap me ju bashkë. 

Mirëpo vigjilenca ndaj këtyre situatave duhet të mbetet gjithmonë. 

Me qytetarët gjatë krijimit të plan-programit për qeverisjen e ardhshme, i kemi caktuar disa prej prioriteteve kryesore, e pse jo të shqyrtohet edhe krijimi i një drejtorie e cila do ta zbatonte planin e krijuar. 

Mirëpresim edhe ekspertët e kësaj fushe që të na ndihmojnë me përvojën dhe angazhimin e tyre profesional. 

Pastrimi i lumenjëve do të vazhdoj, e poashtu do t’i ipet prioritet të vazhdueshëm sektorit të emergjencave, ku zjarrëfikësit do ta kenë edhe objektin e tyre dhe kushtet adekuate. 

Rëndësi e veçantë mbetet edhe krijimi dhe aktivizimi i njësive vullnetare në situata të tilla. 

Pra, bashkë dhe secili në angazhimin e tij mund ta bëjmë më të mirën. 

Bali Muharremaj

#meqytetarët

#121